Brahim Diaz, penalltia e polemikave/ Akuza për futbollistin e Real Madrid: Gaboi me dashje 11 metërshin
E goditi keq, apo e humbi me dashje? Është kjo pyetje që i hedh më shumë benzinë zjarrit të polemikave për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. E sigurtë është vetëm që Brahim Diaz nuk do të merrte përsipër penalltinë, që do të mbetet gjatë një njollë në karrierën e tij. Në mediat marokene, po jo vetëm ka marrë zë një teori konspirative, se ylli i Real Madrid gaboi me qëllim me “Panenkën” e tij. Ky version mbështetet në disa fakte sipas akuzuesëve. Sipas tyre, Brahim Diaz u urdhërua të gabonte, në mënyrë që të shuhej irritimi i tifozëve të Senegalit, që në ato momente po tentonin të hynin në fushë, duke u përplasur me forcat e sigurisë. Por ka edhe shpjegime më sportivë....
Burimi:
sot.com.al