Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Boxing Day” i sjell fat, Man. United mjaftohet me një gol ndaj Newcastle (video)
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit në Premier League për “Boxing Day”, pati vetëm një ndeshje, Manchester United-Newcastle, e cila është mbyllur 1-0 për “Djajtë e Kuq”. Pavarësisht mungesave të rëndësishme për shkak dëmtimesh, por edhe për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës, pjesa e parë u dominua totalisht nga “Djajtë”. Rezultati u zhbllokua në minutën e 24-të, ku Patrick Dorgu shënoi me një goditje fluturimthi, pas një topi të nisur nga rivënia anësore. Goli i parë për danezin me fanellën e United. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Man. United. Në minutën e 62-të, “Qymyrxhinjtë” pretenduan për një penallti, për prekje me dorë të topit nga Lisandro Martinez. Ndërhyn VAR, s’ka penallti, loja rifillon normalisht. Në minutat në vijim të dyja...