Bournemouth-Arsenal, 5 gola të shënuar. Londinezët e nisin me këmbë të mbarë vitin 2026 (video)
Arsenal e nis vitin 2026 me fitore, pasi fitores në transfertën delikate 2-3 ndaj Bournemouth. Pjesa e parë në “Vitality Stadium” është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit gjetën shpejt avantazhin që në minutën e 9-të me Evanilson, braziliani shënoi pas një gafe të patriotit të tij, Gabriel. Në minutën e 15-të, Gabriel shlyen gabimin dhe gjen golin e barazimit, pas një topi të futur në zonë nga Noni Madueke dhe dy tentativave të londinezëve, e dyta përfundoi në rrjetë që ishte goditja e mbrojtësit brazilian. “Topçinjtë” e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Declan Rice, i cili shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Martin Odegaard. Në minutën e 71-të, ishte sërish...
Burimi:
telesport.al