Botërori/ Shuhet ëndrra për Kosovën, mposhtet nga Turqia në Prishtinë
Kosova nuk ka arritur të shkruajë historinë. “Dardanët” humbën 1-0 ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mos u kualifikuar në Botërorin e këtij viti. Turqia kaloi në avantazh në minutën e 53 të ndeshjes, pas një aksioni individual të Yildiz. Ylli i Juventusit hyri në zonë, pasoi për Kokçu, i cili goditi keq, por topi shkoi në këmbët e Akturkoglu, i cili e shtyu në rrjetë. Kosova pati rastin më të mirë në pjesën e parë, me Fisnik Asllanin që goditi shtyllën, ndërsa më pas Muriqi nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.
Burimi:
opinion.al