Botërori i MotoGP “ngre siparin”, më 1 mars gara e parë sezonale në Tajlandë, ja kalendari

Botërori i MotoGP “ngre siparin”, më 1 mars gara e parë sezonale në Tajlandë, ja kalendari

Këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri në MotoGP, një botëror që pritet të jetë mjaft interesant. Gjithsej janë 22 gara, që nisin më 1 mars në Tajlandë dhe përfundojnë më 22 nëntor në Valencia (Spanjë). Edhe këtë sezon, favorit është spanjolli Marc Marquez. Kampioni në fuqi, që garon me Ducati, tashmë ka rikuperuar nga dëmtimi që pësoi sezonin e kaluar, që e la larg pistave në garat e fundit. Rivali i tij kryesor pritet të jetë shoku i tij i skuadrës Francesco Bagnaia. Italiani vjet zhgënjeu, por këtë sezon mund të jetë më i motivuar. Por ky sezon pritet të jetë një rivalitet i fortë mes Spanjës dhe Italisë. Spanjollët Alex Marquez, Jorge Martin e Pedro Acosta nga njëra anë si dhe italianët...