Botërori 2027 për vajza, Shqipëria mposhtet me rezultatin e thellë nga Çekia

Botërori 2027 për vajza, Shqipëria mposhtet me rezultatin e thellë nga Çekia

Kombëtarja e vajzave luajti në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Çekisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra kuqezi u mposht me rezultatin e thellë 1-5. Minutat e para të takimit ishin të balancuara, me të dyja skuadrat që luftuan për kontrollin e lojës dhe u përpoqën të afrohen te portat respektive. Çekia kaloi në avantazh në minutën e 14-të, pas një gabimi në prapavijën e Shqipërisë. Megjithatë, reagimi ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, Fortesa Berisha realizoi një gol të bukur nga distanca, duke barazuar shifrat dhe duke gjetur të papërgatitur portieren kundërshtare. Pas golit të barazimit, Shqipëria pati edhe disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh, por pa arritur të finalizojë. Në minutën e 37-të, Çekia gjeti sërish...