Botërori 2027 për vajza/ Grima: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B
Kombëtarja shqiptare e vajzave nisi mesditën e sotme grumbullimin e parë për vitin 2026 në Shkodër, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2027, ku Shqipëria është pjesë e Grupit B1, së bashku me Malin e Zi, Çekinë dhe Uellsin. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit kuqezi, skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore. Në një intervistë për fshf.org tekniku kuqezi foli për objektivat e skuadrës në këtë fushatë kualifikuesesh Botërori, përforcimet me lojtaret e reja të ftuara në këtë grumbullim dhe kundërshtaret e grupit B1. Objektivat e skuadrës në këtë fushatë kualifikuesesh – Për çdo kompeticion, rriten pretendimet tona. Nuk jemi më Shqipëria që shkojmë për të mos humbur thellë, apo për të bërë lojë dinjitoze. Këtë herë do të shkojmë për të marrë...
Burimi:
sportiim.al