Botërori 2027 për vajza/ Bajraktari e Hilaj flasin për objektivat dhe atmosferën në skuadër
Kombëtarja e vajzave vijon intensivisht përgatitjet në Shkodër në kuadër të sfidave kualifikuese ndaj Malit të Zi (3 mars, ora 14:00, Nikshiq) dhe Çekisë (7 mars, ora 18:00, “Loro Boriçi”), të vlefshme për Botërorin 2027. Nën drejtimin e trajnerit Grima, skuadra ka zhvilluar disa seanca stërvitore me intensitet të lartë, duke u fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në atë fizik. Në një prononcim për fshf.org, dy futbollistet Arbiona Bajraktari dhe Alma Hilaj kanë treguar më shumë rreth situatës në kampin kuqezi. Mbrojtësja Bajraktari nënvizon se skuadra është e fokusuar fillimisht te ndeshja e parë kundër Malit të Zi për të marrë tre pikët e para dhe thekson se përgatitja nga ana e skuadrës po zhvillohet në nivele maksimale. Atmosfera në skuadër – Atmosfera është...
Burimi:
sportiim.al