Bora, Osimhen dhe… Icardi; sa shumë “fantazma” për Juven dhe Spallettin kundër Galatasaray

Bora, Osimhen dhe… Icardi; sa shumë “fantazma” për Juven dhe Spallettin kundër Galatasaray

31 Janar 2026 10:03 Alfred Lleshi Juventusi do të përballet me Galatasaray në “play off”-in e Champions League. Shorti i Nyon-it risolli kujtime të hidhura për bardhezinjtë dhe Luciano Spallettin. Mendja shkon te ndeshja famëkeqe në borën e Stambollit më 10 dhjetor 2013. Sfida u ndërpre dhe u rifillua një ditë më pas. Juves i mjaftonte barazimi, por goli i Wesley Sneijder 5 minuta nga fundi e dërgoi ekipin e Contes në “Europa League”. Në planin më të afërt, Spalletti gjen Victor Osimhen, me të cilin fitoi titullin te Napoli 3 vite më parë. Raport i fortë, me ndonjë përplasje, por respekt i ndërsjellë. Sulmuesi e quan trajnerin “një gjeni”. Te Galatasaray nga shtatori 2024, Osimhen ka 50 gola dhe 8 asistime në 60 ndeshje....