Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Boniek pret ta shohë “pleqërimin” e Lewandowskit në SHBA ose futbollin arab
24 Dhjetor 2025 8:42 Alfred Lleshi Zbigniew Boniek foli për Robert Lewandowskin në “TVP Sport” dhe opsionet e tij nëse nuk rinovon me Barcelonën në verë. “Është një proces i pashmangshëm. Robert është 37 vjeç dhe është plakur pak. Sa kohë luan futboll, do të shënojë gola, por nuk është më ai i disa viteve më parë. Kapiteni po plaket me dinjitet dhe shpresoj ta shoh në SHBA ose ndonjë vend arab sezonin e ardhshëm. Do të luajë edhe dy vite për të fituar pak para shtesë”, – tha Boniek. Chicago Fire, sipas “Mundo Deportivo”, u takua më 14 dhjetor me Robert dhe agjentin e tij Pini Zahavi në Barcelonë. Boniek e përjashton Serie A: “Nëse do të përfundonte në ‘San Siro’, do të kishte probleme....