Bom*ba artizanale rrezikoi shëndetin e Auderos, gjobitet me 50 mijë euro Interi
4 Shkurt 2026 13:53 Alfred Lleshi Gjykatësi Sportiv ka ndëshkuar Interin me gjobë 50 mijë euro pas hedhjes së një bombe artizanale nga një tifoz zikaltër, e cila goditi portierin e Cremonese, Emil Audero. Vendimi vjen pas pezullimit të transfertave për tifozët zikaltër deri më 23 mars nga Ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për shumën maksimale të parashikuar si sanksion për një klub. Sipas komunikatës, gjatë ndeshjes u hodhën materiale piroteknike (fishekzjarre dhe tymuese). Në minutën e 3-të të pjesës së dytë, shpërthimi i një fishekzjarri pranë një lojtari kundërshtar shkaktoi marramendje të përkohshme dhe ndërprerje të ndeshjes për rreth 3 minuta. Gjykatësi vlerësoi si rrethana lehtësuese bashkëpunimin e klubit zikaltër për identifikimin e autorëve dhe distancimin e qartë nga incidenti. Në rast përsëritjeje, Interi rrezikon...
Burimi:
telesport.al