Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Bologna mbetet makth, Interi eliminohet nga Superkupa pas tre penalltive të humbura
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive. Takimi i luajtur në Riad nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram. Baraspesha u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi më gola dhe ekipet u drejtuan në ruletën e 11-mnetërshave, nga të cilat Bologna gaboi dy, ndërsa Interi tre me Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk gjetën dot rrjetën. Kështu, finalja e Superkupës do të jetë Napoli-Bologna, ndërsa Interi i bashkohet Milanit si dy ekipet e eliminuara nga ky kompeticion. REZULTATI FINAL: Bologna 1-1 Inter (P. 3-2)...