BOKS: E shtuna me sukses për vëllezërit Bakaj! Në Zvicër marin fitoret respektive në ring

BOKS: E shtuna me sukses për vëllezërit Bakaj! Në Zvicër marin fitoret respektive në ring

Vëllezërit Bakaj, më saktësisht Roberto dhe Amarildo, kanë ruajtur rekordin e tyre të pamposhtur në boks, duke shënuar fitore kundër kolumbianit Brayan Santander dhe italianit Francesco Morand. Boksieri shqiptar Roberto Bakaj regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesionale, duke mposhtur boksierin kolumbian Brayan Santander në një ndeshje të zhvilluar në BBC Arena në Zvicër. Me këtë triumf, Bakaj konfirmoi formën e tij të shkëlqyer dhe ruajti një rekord profesional të përsosur: 16 ndeshje, 16 fitore. Në një atmosferë të nxehtë dhe kundër një kundërshtari të fortë, Bakaj u shfaq i përqendruar, i disiplinuar dhe dominues në ring. Që nga raundet e para, boksieri shqiptar demonstroi qartë superioritetin e tij teknik dhe fizik, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke i lënë...