Bodo/Glimt, 3 muaj përgatitje larg Norvegjisë. Kështu mundi City, Inter dhe Sporting në Champions
Bodø/Glimt është bërë në mënyrë të pashmangshme “hirushja” e këtij edicioni të Champions League. Një rrugëtim i papritur për norvegjezët në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, që ka vënë në vështirësi këdo. Shumë skuadra të mëdha si Manchester City, Inter, Atlético Madrid dhe Sporting CP janë mundur nga ekipi i trajnerit Kjetil Knutsen. Vrapi, forca, saktësia dhe paparashikueshmëria janë baza e lojës së tyre, ndërsa në shtëpi kanë krijuar një fortesë ku fusha është pothuajse e pakalueshme. Megjithatë, këtë sezon në Champions, Bodø/Glimt ka treguar gjëra të mëdha edhe jashtë fushe, duke hedhur një hap drejt çerekfinaleve, pas fitores 3-0 ndaj Sportingut në ndeshjen e parë të 1/8-ave. Për t’u përgatitur për këtë fazë, klubi ndryshoi plotësisht programin. Kampionati norvegjez mbyllet në dhjetor dhe...
Burimi:
telesport.al