Bleu hotelin luksoz në Palasë, Uzuni shuan zërat: S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni njoftoi pak ditë më parë se i është futur biznesit. Vetë futbollisti e tregoi diçka të tillë në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, emrin së cilit do t’ia vendosë “Uzuni Hotel”. Të shumta kanë qenë kritikat dhe reagimet në lidhje me këtë lajm të “rrufeshëm” dhe të papritur. Shumë prej komentuesve dhe opinioni i gjerë publik janë shprehur se sulmuesi i Shqipërisë dhe Austin FC në SHBA po “pastron” lekët e tjetërkujt, të ardhura të cilat nuk janë të tijat. Uzuni nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur kritikave në kanalet e komunikimit. “Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe...
Burimi:
sot.com.al