Bisseck: Bodø/Glimt po bën gjëra të mëdha, por nuk është justifikim për ne
16 Mars 2026 14:16 Alfred Lleshi Mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck, foli për revistën “Kicker” rreth rolit të tij në skuadër dhe eliminimit nga Champions League. Duke folur për pozicionin e tij në sistemin e trajnerit Chivu, gjermani theksoi rëndësinë e përshtatjes: “Një nivel i caktuar fleksibiliteti të ndihmon, përfiton dhe rritesh si lojtar. Në një vit e gjysmë kam mësuar shumë, si personalisht, ashtu edhe taktikisht”. Ai shtoi se vazhdon të ketë kontakte me trajnerin e kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann: “Jam gjithmonë i lumtur kur ndjek një ose dy ndeshjet tona dhe më mban nën vëzhgim. Çfarë flasim? Këtë preferoj ta mbaj për vete”. Duke komentuar eliminimin nga Champions-i, mbrojtësi gjerman u shpreh: “Është shumë zhgënjyese për objektivat e Interit të eliminohesh kaq herët. Edhe...
Burimi:
telesport.al