Bilanc i zi për Galatasaray / Lang operohet pas dëmtimit tronditës në dorë, frakturë për Osimhen
19 Mars 2026 13:01 Alfred Lleshi Gjatë natës, në Liverpool, Noa Lang, sulmuesi i Galatasaray, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë, pasi mbrëmjen e djeshme u përplas me tabelat reklamuese pas portës së “Reds”, duke pësuar një plagë të rëndë. Lang humbi shumë gjak dhe u transportua menjëherë në spital, ku u operua gjatë natës në prani të stafit mjekësor të klubit turk, i cili tashmë po punon me avokatët dhe synon të bëjë kallëzim. UEFA mund të hapë një hetim. Në bilancin e mbrëmjes së zezë në “Anfield”, për Galatasaray është edhe dëmtimi i Victor Osimhen, i cili ka pësuar frakturë në krahun e djathtë: “Lojtari ynë Victor Osimhen, që mori një goditje në krah gjatë pjesës së parë, nuk mundi të...
Burimi:
telesport.al