Bierhoff promovon Fullkrug: I fortë teknikisht, nuk dorëzohet kurrë, është lider

Bierhoff promovon Fullkrug: I fortë teknikisht, nuk dorëzohet kurrë, është lider

23 Dhjetor 2025 9:54 Alfred Lleshi Oliver Bierhoff promovon transferimin e Niclas Fullkrug nga Milani. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi kuqezi dhe kampion i Italisë 1998-1999 foli për ardhjen e gjermanit te “Djalli”: “Është një ‘9’ klasik, qendërsulmues i stilit të vjetër, shumë i dobishëm në një sistem që kërkon pikë reference përpara”. Për pikat e forta theksoi: “Aftësia në devijime dhe prania në zonë. Me krosime nga krahët fiton shumë duele me kokë falë kohëzimit dhe anticipimit. Teknikisht është i mirë dhe nuk dorëzohet kurrë”. Për limitet dhe rolin në dhomën e zhveshjes shton: “Nuk është i shpejtë, me të nuk duhet kërkuar thellësia apo kundërsulmi. Nuk ka frikë të flasë kur duhet. Ka karakter dhe përvojë, shokët e dëgjojnë. Një...