Bie pista Xabi Alonso, Liverpool bën zgjedhjen e çuditshme për trajnerin e sezonit të ri
13 Prill 2026 17:18 Telesport Pavarësisht luhatjeve të shumta të këtij sezoni ku renditet në vendin e pestë në Premier League dhe është me një këmbë jashtë Champions League, Liverpool duket se ka besim të plotë tek Arne Slot dhe holandezi do vazhdojë të drejtojë të kuqtë edhe për sezonin e ri. Sipas gazetarit David Ornstein, ideja e ndarjes së rrugëve me trajnerin holandez nuk është në mendjen e drejtuesve të Liverpool-it, të cilët janë të sigurt të vazhdojnë me Arne Slot deri në fund të sezonit të ardhshëm, kohë kur i mbaron kontrata. “Qëllimi i klubit dhe Fenway Sports Group është ta mbajnë Arne Slot sezonin e ardhshëm dhe t’i japin më shumë kohë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027”, tha Ornstein...
Burimi:
telesport.al