No Image Available

Bie Kukësi, Skënderbeu ruan traditën, gol në limite

Me një gol të Klevis Shaqe shënuar me kokë në të 90′, Skënderbeu arrin të kalojë Kukësin për javën e 23-të të Kategorisë së Parë me shifrat 2-1. Më parë kishte shënuar Nasr në të 5′ por në orvatjet e tyre përgjatë gjithë takimit, verilindorët arritën të barazonin në të 82′ me Birçaj. Në fund anësori Shaqe pas një goditje të lirë dhe në kufinjtë e pozicionit jashtë loje godet saktë me kokë për 2-1 final. Kjo bëri që Skënderbeu të rimarrë kreun e renditjes me tri pikë shumë se Laçi i vendit të dytë. Ndërkohë 3 takimet e tjera të ndeshjeve të para të fazës së tretë; Burreli- Korabi, Iliria-Besa dhe Kastrioti-Apolonia (në Vorë) zhvillohen nesër në orën 13:30. Më herët Laçi kaloi 2-1...