Betejë për kreun dhe fundin, Superioria sot me dy sfida

Betejë për kreun dhe fundin, Superioria sot me dy sfida

Flamurtari i dënuar nga Disiplina me tetë javë, luan në fushën e tij pa spektatorë. Egnatia- AF Elbasani dhe Flamurtari- Bylis i japin sot udhë ndeshjeve të javës së 20- Abissnet Superiore. Të dyja sfidat startojnë në orën 17:00 ndërsa të katër skuadrat në garë pritet të bëjnë më të mirën e tyre për të marrë rezultat pozitiv. Sigurisht që vëmendja e shtuar shkon te dy skuadrat e Shqipërisë së mesme pasi Egnatia dhe Elbasani aktualsisht janë dy skuadrat e kreut duke ofruar në një mënyrë dhe cilësi më të madhe. Vendasit vijnë pas humbjes në Shkodër me Vllazninë 1-0 teksa elbasanasit pas zhgënjimit në “Elbasan Arena” me Flamurtarin 1-1. Sidoqoftë në dy fazat e para verdheblutë e Gvozdenoviç i kanë marrë 4 pikë rrogozhinasëve...