Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Besnikëria që ndërtoi legjendat; Buffon flet për Del Pieron dhe vitet e vështira të Juventusit
Kjo dëshmi prekëse tregon se futbolli nuk është vetëm trofe dhe kontrata, por edhe besnikëri, miqësi, zgjedhje që shkojnë përtej karrierës. Gianluigi Buffon rrëfen momentet më të forta pranë Alex Del Piero-s, nga refuzimi i Real Madridit te lamtumira emocionale në “Allianz Stadium”: “Alex më kishte rrëfyer se e kishte telefonin plot me telefonata dhe unë nuk mund të ankohesha. ‘Real Madridi më ka kontaktuar përmes drejtorit sportiv, Gigi’, – më tha një herë në lokal. Një drithërimë ma përshkoi trupin. ‘E kam refuzuar’, – shtoi më pas. Mora frymë i lehtësuar dhe mendova se të qëndroja në Torino ishte gjëja më e drejtë. Të qëndroje në krah të Alex ishte një detyrë, sepse ai kishte shpenzuar për këtë fanellë vite që mund t’i kishte...