Beshiktashi bëhet pishman që e dha Muçin, Tranzonspori mund ta shesë 30 mln euro

Beshiktashi bëhet pishman që e dha Muçin, Tranzonspori mund ta shesë 30 mln euro

Në kampionatin turk luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i lojtarëve të përfaqësueses tonë. Një pjesë po tregojnë vlera të mëdha me skuadrat e tyre, por njëri po spikat më shumë se gjithë të tjerët dhe, kur po afrojnë ndeshjet e “play-off”-it të Botërorit, po ngroh me paraqitjen e tij edhe trajnerin kuqezi, Silvinjo. Ai është Ernest Muçi, i cili të shtunën i shënoi Fenerbahçes dhe për të ishte goli i 13-të sezonal me Trabzonsporin. Tashmë lojtari i Kombëtares shqiptare ka barazuar numrin e golave që shënonte në sezonin 2023/24, ndërsa e niste te Legia e Varshavës dhe e mbyllte me Beshiktashin. Goli i tij erdhi që në minutën e gjashtë. Ky ndërkohë është edhe një rekord për këtë sezon te Trabzonspori, pasi...