Besëlidhja “shpartallon” Tiranën në finale dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja “shpartallon” Tiranën në finale dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja në basketboll për meshkuj ka fituar të dielën Kupën e Shqipërisë. Në finalen e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimtraq Goga“ në Durrës, skuadra lezhjane mundi 104-65 Tiranën. Një ndeshje që pati rivalitet vetëm në 10 minutat e para (15-11 për lezhjanët), periodë ku ekipet më së shumti studiuan njëri-tjetrin. Më pas, në fushë dominoi skuadra e trajnerit Afrim Bilali. Në periodën e dytë Besëlidhja shkëputet ndjeshëm, duke u shkëputur 55-27 dhe duke vulosur fitoren. Gjysma e dytë e ndeshjes është një formalitet, me lezhjanët që administrojnë e thellojnë epërsinë. Tirana duket e dorëzuar dhe pa forcën e duhur për të rivalizuar. Kështu, Besëlidhja fiton trofeun dhe nis festën. Të gjithë titullarët e ekipit kampion realizuan mbi 10 pikë (Hamati 20 pikë më i...