Besëlidhja shkatërron Partizanin, Tirana triumfon në Fier, fitojnë edhe Pogradeci e Teuta
Janë luajtur disa nga takimet e javës së 13-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione mbetet ende e pathyeshme, duke fituar sot thellë 142-46 ndaj Partizanit, një fitore me gati 100 pikë. 8 lojtarë të ekipit lezhjan realizuan mbi 10 pikë (Poëell me 25 pikë më i miri). Pas kohës shtesë dhe pas një loje spektakolare, Pogradeci mundi 113-111 Elbasanin në fushën e tij. Të dyja ekipet dhuruan një ndeshje emocionuese, vendosur në sekondat e fundit. Për Pogradecin u dallua Graznan me 32 pikë, ndërsa 33 pikët e Juelfs për miqtë mbetën për statistikë. Jashtë fushe fiton Tirana, që mundi 99-73 ekipin e Fieri Basket. Një ndeshje ku bardheblutë u shkëputën që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin. Ëilliams me...
Burimi:
telesport.al