Besëlidhja pëson në Fier humbjen e parë, Vllaznia triumfon ndaj Teutës, fitore për Tirana e Kamza Basket

Besëlidhja pëson në Fier humbjen e parë, Vllaznia triumfon ndaj Teutës, fitore për Tirana e Kamza Basket

Java e 22-të dhe e fundit e sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj është shtrirë në disa ditë. Ajo filloi me fitoren 112-80 të Kamza Basket, që triumfoi në fushën e Elbasanit (Sawyer 30 pikë e Washington 29 pikë për kamzalinjtë). Jashtë fushe fiton edhe Tirana, që triumfoi 114-71 ndaj Pogradecit. Një ndeshje e vendosur në periodën e dytë për kryeqytetasit, ku u dallua Massie, autor i 28 pikëve. Bardheblutë ruajnë vendin e dytë në renditje, me një ndeshje më pak se rivalët. Edhe Skënderbeu merr një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur në Vlorë ekipin e Flamurtarit me shifrat 78-57 (të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë). Pa probleme fiton edhe Fieri Basket, 69-54 ndaj Partizanit, ndeshje ku u dallua...