Besëlidhja “ngec” në gjysmëfinale, dy ekipe kosovare në finalen e Ligës Unike për meshkuj
Ekipet e Pejës dhe Golden Eagle Ylli janë dy finalistët e Ligës Unike në basketboll për meshkuj për sezonin 2025-2026. Në gjysmëfinalet e luajtura në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet atyo fituan respektivisht ndaj Vëllaznimi dhe Besëlidhjes. Surpriza ishte eliminimi i Besëlidhjes, që nuk kishte pësuar asnjë humbje në fazën e grupeve. Lezhjanët u mundën 76-63 nga Golden Eagle Ylli, në një takim ku kampionët e Shqipërisë bënë shumë gabime në gjuajtjet e lira dhe nga distanca. Në gjysmëfinalen tjetër, Peja mposhti 82-67 Vëllaznimi, në një ndeshje të dominuar, duke e merituar kualifikimin në finale. Pra, edhe këtë edicion trofeu i Ligës Unike do të udhëtojë drejt Kosovës, që prej disa sezonesh e përvetëson këtë trofe. Liga Unike-Meshkuj, gjysmëfinale Peja – Vëllaznimi, 82-67 Besëlidhja...
Burimi:
telesport.al