Besëlidhja mund sërish Tiranën në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Besëlidhja mund sërish Tiranën në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Skuadra e Besëlidhjes në basketboll për meshkuj është shpallur të hënën në mbrëmje kampione e Shqipërisë për sezonin sportiv 2025-2026. Ky është titulli i tretë radhazi për lezhjanët, që konfirmohen skuadra më e mirë e Superligës. Në finalet play off, skuadra e Besëlidhjes mundi 3-0 me ndeshje rivalët e Tiranës. Në sfidën e tretë finale, skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, mundi 103-84 bardheblutë, takim që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Një ndeshje që kishte pamjen e dy të parave, me rivalitet në pjesën e parë (u mbyll me shifrat 54-49 për kampionët), por më pas Besëlidhja shkëputet e fiton. Këtë herë, emocionet vijuan deri në periodën e tretë, që u mbyll 75-70. Në 10-minutëshin e fundit, ekipi i...