Besëlidhja komandon Superligën, Teuta dhe Apolonia “mbrojnë” zonën play off

Besëlidhja komandon Superligën, Teuta dhe Apolonia “mbrojnë” zonën play off

Besëlidhja vazhdon të dominojë e komandojë renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj. Kampionët lezhjanë mposhtën thellë 145-79 Pogradecin jashtë fushe, duke mos e njohur fjalën “humbje” këtë sezon. Për Besëlidhjen, 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë. Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe ekipi i Apolonisë, që mundi 95-54 Flamurtarin dhe ngjitet përkohësisht i dyti. Të gjithë titullarët e skuadrës fierake realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Merkaj për ekipin vlonjat. Skuadra e Kamza Basket nuk zhgënjen në fushën e saj, duke mundur 94.71 Fieri Basket. Fitore e rëndësishme për kamzalinjtë, që janë ende në garë për një vend në play off. Sawyer dhe Murray realizuan nga 20 pikë për Kamzën, ndërsa 33 pikët e Green për miqtë mbetën...