Besëlidhja komandon e pamposhtur Superligën, Kamza Basket befason Apoloninë, Tirana mposht Teutën

Besëlidhja komandon e pamposhtur Superligën, Kamza Basket befason Apoloninë, Tirana mposht Teutën

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 16-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja vijon të komandojë renditjen. Lezhjanët fituan thellë 123-58 ndaj Fieri Basket jashtë fushe, në një ndeshje pa histori. Dean me 27 pikë e Lilaj me 25 pikë u dalluan për Besëlidhjen. Thellë fiton edhe Vllaznia, që mundi në fushën e saj 118-68 Elbasanin, një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga shkodranët. Hibbitt dhe George, me nga 28 pikë secili, u dalluan për Vllaznia që konsolidon vendin e dytë në renditjen provizore. Befason Kamza Basket, që triumfoi 81-76 ndaj Apolonisë në Fier. Një përballje mes dy ekipesh që synojnë fazën play off e që dueluan deri në fund për fitore. Murray me 26 pikë u dallua për kamzalinjtë, duke i...