Besëlidhja “kënaqet” më vendin e tretë, Ylli fiton për të dytën herë Ligën Unike për meshkuj
Skuadra kosovare e Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e Ligës Unike në basketboll për meshkuj për sezonin 2025-2026. Në finalen e luajtur në Tiranë, skuadra e Ylli mundi 80-74 rivalët kosovarë të Peja. Kjo është hera e dytë që Ylli fiton këtë turne mbarëkombëtar, duke mundur në finale ish-kampionët e këtij turneu. Basketbollisti Scott Bamforth u shpall MVP i këtyre finaleve, protagonist për Ylli. Ndërkohë, ndeshja për vendet 3-4 mes Besëlidhjes dhe Vëllaznimit nuk u zhvillua, me lezhjanët që vzrën në qafë medaljet e vendit të tretë. “Final four” u zhvillua në sallën Feti Borova në kryeqytet. Liga Unike-Meshkuj, gjysmëfinale Peja – Vëllaznimi, 82-67 Besëlidhja – Golden Eagle Ylli, 63-76 Vendet 3-4 Besëlidhja – Vëllaznimi, 20-0 Finale Peja – Golden Eagle Ylli, 74-80
Burimi:
telesport.al