Besëlidhja fiton duelin e kreut me Apoloninë, triumfojnë Tirana dhe Fieri Basket

Besëlidhja fiton duelin e kreut me Apoloninë, triumfojnë Tirana dhe Fieri Basket

Besëlidhja fitoi 100-88 ndaj Apolonisë duelin e kreut të Superligës në basketboll për meshkuj, duke qëndruar e pamposhtur. Një ndeshje e vendosur në periodën e tretë, me lezhjanët që shkëputen dhe e ruajnë epërsinë deri në fund (Powell me 30 pikë më i miri). Në vendin e dytë qëndron e vetme Tirana, që fitoi pa probleme 124-73 ndaj Pogradecit në “Fahrie Hoti”. Ndeshje në sens unik, komanduar nga bardheblutë, ku u dallua Nika me 29 pikë. Fitore jashtë fushe për Fieri Basket, që triumfoi 79-50 në kryeqytet ndaj Partizanit. Miqtë nga Fieri u shkëputën që në periodën e parë dhe më pas e ruajtën avantazhin deri në fund. Picard dhe Brando realizuan nga 28 pikë secili për fierakët. Superliga-Meshkuj, java e 11-të Kamza Basket –...