Besëlidhja e pamposhtur në Superligë, Tirana e Vllaznia ndajnë vendin e dytë, Apolonia në play off

Besëlidhja e pamposhtur në Superligë, Tirana e Vllaznia ndajnë vendin e dytë, Apolonia në play off

Besëlidhja vazhdon të komandojë renditjen e Superligës edhe pas ndeshjeve të javës së 21-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt. Skuadra lezhjane mundi thellë 129-66 Flamurtarin e vendit të fundit, një përballje mes dy ekipesh që ndodhen në kahet e kundërta të renditjes. Dean me 23 pikë e Grazhdani me 22 pikë u dalluan për Besëlidhjen. Pa probleme fiton edhe Tirana e vendit të dytë, që mundi 139-89 Elbasanin, ndeshje ku për bardheblutë u dallua Massie me 24 pikë (8 lojtarë të Tiranës realizuan mbi 10 pikë). Jashtë fushe fiton Vllaznia, që mundi 98-88 Kamza Basket, duke qëndruar në vendin e tretë. Për miqtë,shënuesi më i mirë ishte Shestani me 21 pikë. Pas shumë muajsh rikthehet te fitorja skuadra e Partizanit, që mundi 89-82...