Besëlidhja bën ligjin në Superligë, Apolonia fiton duelin ndaj Teutës për një vend në play off

Besëlidhja bën ligjin në Superligë, Apolonia fiton duelin ndaj Teutës për një vend në play off

Janë luajtur takimet e javës së 14-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi 125-80 ndaj Elbasanit, duke udhëhequr renditjen me 28 pikë të plota, pa asnjë humbje deri më tani. 7 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë. Fitore të rëndësishme për një vend në play off korri skuadra e Apolonisë, që në fushën e saj fitoi 80-66 ndaj rivalëve të Teuta. Fierakët patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur në fund e fituar falë 26 pikëve të Campbell. Pa probleme fiton Vllaznia, që bën detyrën, duke mundur 102-51 Partizanin në kryeqytet. Habbitt me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për shkodranët. Thellë fiton edhe Kamza basket, që mundi 101-66 Flamurtarin, ku u dallua Murray me 28...