Bernardo Silva, në Serie A që në janar?! Ja skuadrat ku mund të përfundojë

Bernardo Silva, në Serie A që në janar?! Ja skuadrat ku mund të përfundojë

12 Janar 2026 14:04 Alfred Lleshi “Nga Anglia më kanë thënë se Bernardo Silva mund të vijë në Serie A që në janar”, – zbuloi Paolo Di Canio në “Sky Sport”, duke ndezur një pistë të bujshme merkatoje. Portugezi, i lindur më 1994 (32 vjeç në gusht), mbetet një lojtar kyç i Manchester City të Pep Guardiolës, edhe pse këtë sezon ka shënuar rënie statistikore: 28 ndeshje, 1 gol dhe 2 asiste. Di Canio nuk përmendi klube konkrete, por foli për skuadra me stil loje të ngjashëm me City. Kjo e çon mendjen te Juventusi i Luciano Spallettit, që prej kohësh e ka ndjekur Silvën, te Roma e Gian Piero Gasperinit si pasardhës i mundshëm i Dybala, apo tek Atalanta e Raffaele Palladino. Edhe Napoli...