Bernardo Silva: Kjo humbje si një “ditë e errët” për City, por në futboll ka gjithnjë një shans

Bernardo Silva: Kjo humbje si një “ditë e errët” për City, por në futboll ka gjithnjë një shans

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, e përshkroi humbjen 3-0 të skuadrës së tij ndaj Real Madrid si një ndjesi shumë të errët. “Është e vështirë të flasësh për këtë sepse do të më duhej ta shikoja përsëri. Ndjesia ime në fushë ishte se e filluam mirë ndeshjen”, komentoi portugezi. “Mjedisin nuk mund ta kontrollonim dhe mendoj se skuadra i la emocionet të ndryshonin ndeshjen. Ndiheshim rehat dhe po gjenim hapësirat e duhura, por pasi pësuam golin e parë humbëm plotësisht kontrollin, ndaluam së kontrolluari tranzicionet dhe topat e dytë”, shtoi Silva. Më tej, mesfushori i City deklaroi: “Kur luan kundër Real Madrid, me cilësinë që kanë, paguan çmimin. Është një stadium i vështirë për të luajtur. Jemi mësuar të luajmë në këto stadiume. Duhet...