Bergomi: Ndaj Bosnjes ta nisim nga Kean, duhet më shumë guxim dhe intensitet
27 Mars 2026 13:59 Alfred Lleshi Beppe Bergomi komentoi për “Sky Sport” fitoren e Italisë ndaj Irlandës së Veriut dhe u ndal te sfida finale e “play off”-it ndaj Bosnjes, pengesa e fundit drejt Botërorit 2026: “Përtej pjesës së parë, ku skuadra ishte e frikësuar dhe askush nuk merrte përsipër rrezikun, duhet të mbështetemi më shumë te Kean dhe tek ajo që u pa në pjesën e dytë. Ai di ta mbrojë topin, iu jep kohët e duhura shokëve dhe në hapësirë të hapur pak kush e ndal shpejtësinë që ka. Të ruajmë fort paraqitjen e Kean, personalitetin e Tonalit, që zhbllokoi ndeshjen, si dhe atë të Barella dhe inteligjencën taktike të Locatelli. Duhet të rritemi në manovër, na duhet më shumë intensitet dhe guxim,...
Burimi:
telesport.al