Berat Gjimshiti, kapiteni 70 herë kuqezi. Historia e një lideri që nuk u dorëzua kurrë
Ka disa lojtarë që thjesht luajnë…, disa të tjerë e përfaqësojnë në mënyrën më dinjitoze kombin. Berat Gjimshiti i përket kategorisë së dytë. Mbrëmë, në Varshavë, kapiteni kuqezi arriti një shifër simbolike: 70 ndeshje me fanellën e Shqipërisë. Një numër që nuk tregon vetëm vazhdimësi, por histori, sakrificë dhe një karakter të pathyeshëm. Nga Presheva në Zvicër, me zemër kuqezi – I lindur në Zyrih, por me rrënjë nga Lugina e Preshevës, Gjimshiti u rrit në një kulturë të dyfishtë: disiplinën zvicerane dhe identitet shqiptar. Ai kaloi nëpër akademinë e Zürich dhe u formua si futbollist në një sistem modern futbolli, por zgjedhja e tij më e madhe nuk ishte sportive, ishte shpirtërore. Në vitin 2015, ai refuzoi mundësi të tjera dhe zgjodhi Shqipërinë, duke...
Burimi:
telesport.al