Benzema shokë skuadre me mesfushorin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës? Zbulohet pista e fundit për francezin
31 Janar 2026 22:08 Telesport Pasi nuk ra dakord për kushtet e rinovimit me Al-Ittihad, Karim Benzema duket se ka vendosur të largohet nga klubi saudit, para se t’i përfundojë kontrata, në qershor të këtij viti. Për të ardhmen e sulmuesit 38-vjeçar ka disa pista. Gazetari turk Ekrem Konur zbulon se destinacioni i ri i Benzema mund të jetë Besiktas. Klubi turk që së fundmi ka afruar edhe mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin, është i gatshëm të paguajë 3 milionë euro tek Al-Ittihad për ta lënë të lirë Benzema, para fundit të këtij sezoni. Pengesa kryesore është vetëm rroga e majme e Benzema, francezi paguhet 20 milionë euro në sezon në Arabinë Saudite. Përveç Besiktash, për Benzema ka interes edhe në MLS. Po ashtu përflitet...
Burimi:
telesport.al