Benzema shkakton “viktimën” e parë tek Al-Hilal. Klubi saudit i bën dalje yllit 53 milionë eurosh
12 Shkurt 2026 17:20 Telesport Gjatë verës së kaluar, Darwin Nunez u transferua me shumë bujë nga Liverpool tek Al-Hilal, për 53 milionë euro. Uruguaiani ka rezultuar një zhgënjim i vërtetë, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 23 ndeshje, shumë larg asaj që pritej. Në këtë situatë, klubi saudit ndërhyri gjatë merkatos së janarit, duke transferuar nga rivalët e Al-Ittihad, Karim Benzema. Francezi debutoi direkt me “hat-trick”, duke fituar direkt dashurinë e tifozëve dhe drejtuesve të klubit. Ndërkohë, ditën e sotme, mediet vendase bëjnë me dije se drejtuesit e Al-Hilal kanë vendosur të lënë jashtë listës së kampionatit Darwin Nunez, i cili tani ka të drejtë të luajë vetëm në ndeshjet e Champions League për zonën e Azisë. Ky vendim...
Burimi:
telesport.al