Benzema e nis me këmbë të mbarë tek Al-Hilal, “hat-trick” që në ndeshjen e parë (video)
5 Shkurt 2026 20:37 Telesport Karim Benzema i transferuar vëtëm në ditën e fundit të afatit të merkatos dimërore nga Al-Ittihad tek Al-Hilal, e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer tek ekipi i ri, duke shënuar tre gola që në ndeshjen e parë. Pas tri barazimeve rresht, Al-Hilal fitoi në transfertë 0-6 ndaj Al Okhdood, ku Benzema shënoi 3 gola dhe dha një asist. Dy gola u shënuan nga Salem Al Dawsari dhe një nga braziliani Maicom, me asist të Benzema. Pas kësaj fitoreje, Al-Hilal kryeson renditjen në ligën profesioniste arabe me 50 pikë, në vend të dytë është Al-Ahli me 47 pikë dhe në vend të tretë Al-Nassr i Cristiano Ronaldo, me një ndeshje më pak, pasi luan nesër ndaj Al-Ittihad. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al