“Bënim ndonjë punë taktike vetëm ndaj Bajernit dhe Barçës”, Bejli zbulon Realin nën drejtimin e Zidanit: Bënim minimumin
Për të fituat trofe nuk është e nevojshme puna shtesë në stërvitje apo zbatimi me përpikmëri i një plani të mirëmenduar taktik. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet Gareth Bejli. Ish-lojtari i Madridit ka zbuluar për “The Overlap” mënyrën e të përgatiturit të ndeshjeve nën drejtimin e Zidanit. Pavarësisht se arritën të fitonin trofe me të në krye, Bejli është shprehur se ekipi zhvillonte pak punë taktike gjatë stërvitjes vetëm nëse luanin përballë Barcelonës ose Bajernit të Mynihut. Në të kundërt, përgatitja ishte minimale. “Me Zidanin, nëse luanim kundër Barcelonës ose Bajernit, atëherë bënim ndonjë punë taktike. Kundër ekipeve të tjera, bënim minimumin. Thjesht stërvitjen normale, lojërat me zotërimin e topit dhe goditjet në portë. Më pas drejt e në dhomën e zhveshjes dhe...
Burimi:
sportekspres.com