“Bëmë gjithçka por nuk shënuam dot, tani të përqendrohemi te kampionati”

“Bëmë gjithçka por nuk shënuam dot, tani të përqendrohemi te kampionati”

25 Shkurt 2026 8:58 Telesport “Bëmë gjithçka që mundëm, por thjesht nuk shënuam”. Ky është komenti i anësorit të Inter, Luis Enrique, i zhgënjyer pas humbjes 2-1 në “San Siro” ndaj Bodo Glimt, që solli eliminimin e zikaltërve nga Champions League. Më tej, ai deklaroi: “Gjithashtu, mendoj se ishim të pafat në këtë përballje të dytë. Ata janë një ekip i fortë, po ua tregojnë këtë të gjithëve.” “Duhet të rrisim nivelin tonë për të luajtur në Evropë, tani duhet të ngremë kokën dhe të punojmë për të bërë gjithçka që mundemi për të fituar kampionatin“, shtoi lojtari brazilian.