Behar Gjoka: Shteti bën politika kulturore dhe nuk merret me ndarje çmimesh

Behar Gjoka: Shteti bën politika kulturore dhe nuk merret me ndarje çmimesh

Nga Julia Vrapi Problemet me të cilat përballen sot autorët apo dhe ndarja e çmimeve letrare në vend kanë shtyrë studiuesit e letërsisë të shprehin kritika edhe ndaj institucioneve. Çmimet kombëtare të letërsisë edhe pse të konsideruara, si një nga aktivitetet më të rëndësishme institucionale për vlerësimin e krijimtarisë letrare në vend, vazhdojnë të ngjallin debat dhe kritika në radhët e studiuesve dhe autorëve. Ndërsa procesi për edicionin e vitit 2024 ka hyrë në fazën e prezantimit të kandidatëve, studiuesi i letërsisë Behar Gjoka ngre shqetësime mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtyre çmimeve që janë krijuar nga Ministria e Kulturës. Studiuesi Behar Gjoka kritikon mënyrën burokratike dhe jo të lirë të organizimit të çmimeve kombëtare të letërsisë, duke theksuar se autorët nuk konkurrojnë...