Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Befason Pep Guardiola: Mançester Siti nuk është ende gati për titullin kampion
Adriatik BALLA Në Angli gjërat po bëhen të vështira për trajnerët e skuadrave tëmëdha e pretendente e kjo ndodh për shkak të rivalitetit të madh mes ekipeve dhe investimeve rivalizuese që bëjnë klubet në treg. Ndërkohë, trajneri i Mançester Siti, Pep Guardiola, ka dhënë një deklaratë surprizuese para ndeshjes së Premier League kundër Uest Hem, duke thënë se skuadra e tij ende nuk është “në nivelin e duhur për të fituar titullin”, pavarësisht formës së fundit të shkëlqyer. Siti kanë fituar gjashtë ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet dhe sapo arritën gjysmëfinalet e “Carabao Cup”pas fitores ndaj Brentford. Megjithatë, edhe pse kanë ngushtuar diferencën me liderët e Premier League, Arsenal, në vetëm dy pikë, Guardiola theksoi se ekipi i tij duhet të përmirësohet në shumë...