Befason Kompany: As Messi dhe as Ronaldo, ja sulmuesi më i vështirë që jam përballur

Befason Kompany: As Messi dhe as Ronaldo, ja sulmuesi më i vështirë që jam përballur

Përpara se të fillonte karrierën e tij si menaxher me Burnley, belgu Vincent Kompany pati një karrierë mjaft të suksesshme në Angli si mbrojtës, kryesisht me Manchester City, ku e shijoi pjesën më të madhe të karrierës së tij. Gjatë kohës së tij me “qytetarët”, ai luajti kundër disa futbollistëve më të mirë, përfshirë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në një përgjigje që befasoi të gjithë, trajneri aktual i Bayern Munich e quajti Ronaldinho si kundërshtarin e tij më të fortë. “Ndërsa Messi ose Ronaldo mund të kenë më shumë tituj dhe një trashëgimi më të madhe, të gjithë tifozët që e panë Ronaldinho të luante e dinë se kreativiteti, driblimi dhe lëvizja e tij ishin thjesht të pandalshme në kulmin e tij”, tha Kompany....