Befasia e radhës nga Liverpool, zëvendësuesi i Salah do të vijë nga Arabia Saudite?
7 Prill 2026 18:35 Telesport Duke qenë se Mohamed Salah tashmë ka bërë të ditur se do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool, drejtuesit e klubit të kuq po shqyrtojnë disa emra për të gjetur zëvendësuesin e duhur të egjiptianit. “GiveMeSport” zbulon se zëvendësuesi i Salah mund të vijë nga Arabia Saudite, konkretisht nga Al-Hilal. Klubi i kuq ka piketuar Marcos Leonardo, i cili këtë sezon ka shënuar 16 gola në 30 ndeshje me klubin saudit. I transferuar në vitin 2024 nga Benfica tek Al-Hilal për 40 milionë euro, 22-vjeçari brazilian kërkon rikthimin në Europë dhe transferimi te Liverpool do të ishte një hap gjigant në karrierën e tij. Vlera aktuale e anësorit brazilian është 20 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt,...
Burimi:
telesport.al