Befasi në “San Siro” pas 45 minutave të para, Udinese bën ligjin ndaj Milanit (video)

Befasi në “San Siro” pas 45 minutave të para, Udinese bën ligjin ndaj Milanit (video)

11 Prill 2026 18:49 Telesport Pjesa e parë mes Milanit dhe Udineses është mbyllur 0-2 për miqtë, në sfidën që po luhet në “San Siro”, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Një pjesë e parë shumë e dobët nga kuqezinjtë, të cilët nuk patën asnjë rast konkret shënimi, ndërsa Udinese dominoi në lojë dhe rezultat. Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, falë një autogoli. E gjithë merita në fakt ishte e Nicolo Zaniolo, i cili pasi mori një top nga mbrojtja, kaloi secilin që i doli para dhe në fund asistoi për Arthur Atta, goditja e të cilit me të djathtën përfundoi në rrjetën e Mike Maignan, falë edhe devijimit të Davide Bartesaghi. Në minutën e 36-të, Udinese i afrohet golit...