Bayerni Munich “hedh grepat” në Ekuador, gati marrëveshja me yllin 17-vjeçar

Bayerni Munich “hedh grepat” në Ekuador, gati marrëveshja me yllin 17-vjeçar

23 Dhjetor 2025 14:19 Alfred Lleshi Bayern Munich po mendon jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen. Klubi bavarez ka vënë në shënjestër Virgilio Olaya, mbrojtës 17-vjeçar, pjesë e SD Aucas në Ekuador, i cili, sipas gazetarit Fabrizio Romano, e ka pothuajse të mbyllur marrëveshjen me Bayernin. Transferimi parashikohet të realizohet në këtë merkato dimri, me kontratë 4 vite e gjysmë dhe planin që lojtari të huazohet menjëherë pas firmës. Nëse ndodh, Olaya do të bëhej lojtari i parë nga liga ekuadoriane që transferohet te Bayerni, një precedent historik për vendin. Planet e Vincent Kompany e përfshijnë këtë talent të madh të futbollit ekuadorian. I lindur në vitin 2008, Olaya nisi karrierën te CS Norteamérica në Latacunga dhe në vitin 2024 kaloi te...