Bayerni kërkon t’i rinovojë kontratën, Kejn mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit

Bayerni kërkon t’i rinovojë kontratën, Kejn mund të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit

Nëse kontrata e Herri Kejnit me Bajernin zgjatet, sulmuesi ka shumë gjasa të marrë pagën më të lartë në historinë e klubit. Bavarezët planifikojnë ende ta zgjasin para kohe kontratën e Kejn, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Lëvizja pritet të bëhet më tërheqëse për anglezin përmes një rritjeje page. Aktualisht Kejn thuhet se fiton rreth 25 milionë euro në vit te Bajerni. Asnjë futbollist në historinë e klubit bavarez nuk ka marrë një pagë më të lartë, ndaj Kejn mund të vendos një rekord të ri pagash në Mynih. Bisedimet me superyllin duket se janë një prioritet i lartë për Bajernin. Sipas Sport Bild, vetë drejtori ekzekutiv Jan-Kristian Dresen është në kontakt me përfaqësuesit e Kejnit. Arsyeja pse veterani trajtohet kaq mirë te...